Kronika 3 November 2024, 10:30 Nga VNA

Shkon në 4 numri i viktimave nga atentati në Shkodër, ndërron jetë edhe Bashkim Basha

Ndaje në Whatsapp
Shkon në 4 numri i viktimave nga atentati në Shkodër,

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës, Bashkim Basha, duke çuar në 4 numrin e viktimave të masakrës së Dobraçit në Shkodër.

Bashkim Basha po udhëtonte me gruan Flutura Basha me motorr kur automjeti që drejtohej nga Hamza Lici i përplasi. Lici po tentonte t’i shmangej breshërisë së plumbave të kallashnikovit që po derdheshin mbi makinën e tij.

Lici mbeti i vrarë në vend, ndërsa nga aksidenti ndërroi jetë dhe Flutura Basha.

Arlind Bushati që udhëtonte me Licin ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Ndërsa Bashkim Basha mbylli sytë në reanimacionin e spitalit të Shkodrës këtë mëngjes.

Atentati dyshohet të ketë si motiv perplasjen mes grupeve kriminale Lici e Bajri në Shkodër. Hamza Lici është vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici që njihet si kundërshtar i Bajrave.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme