Kronika 2 November 2024, 19:58 Nga VNA

Aksident në aksin Berat-Lushnje, automjeti përplas 60-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Berat-Lushnje, automjeti përplas 60-vjeçarin

Aksidenti në afërsi të fshatit Çukas, në rrugën nacionale Berat -Lushnje, ka ndodhur pasi shtetasi Veli Mara sapo ka zbritur nga motoçikleta ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Në ato momente një mjet tip Benz me targa AB 922 ER me drejtues shtetasin Rudin Lila 25 vjeç e ka përplasur ndonëse është përpjekur t’a shmangë. Policia e qarkullimit rrugor ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një shkaqet e aksidentit ka qenë personi që i ka prerë rrugën mjetit. Pritet ekspertiza teknike e policisë për të hedhur dritë mbi këtë aksident. Veli Mara, i aksidentuar sot në rrugën nacionale Berat Lushnje është nisur në spitalin e traumës. Mjekët e Lushnjes sapo e kanë stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore e kanë nisur 60-vjeçarin për mjekim më të specializuar. Gjendja e tij sipas mjekëve të Lushnjes është kritike.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme