Kronika 3 Nëntor 2024, 17:32 Nga VNA

Skandali me mbetjet e Kurum, kontenierët në mes të detit, hetimet në udhëkryq

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mbetjet e Kurum, kontenierët në mes të detit, hetimet

Anija “Moliva” me flamur turk, e cila ktheu në Shqipëri 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme, vijon të qëndrojë në mes të detit (në radën e jashtme), pa shkaktuar shqetësim për askënd. Në një vend ku institucionet funksionojnë të pavarura, një situatë e tillë do të ngjallte alarm të madh. Por në Shqipëri, nuk ndodh asgjë. Të gjithë heshtin dhe shohin nga njëri-tjetri, duke e kaluar përgjegjësinë te të tjerët dhe duke pritur që dikush tjetër të ndërmarrë veprimet e duhura.

Autoriteti Portual shpërfilli një vendim të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e kontejnerëve dhe mbikëqyrjen e tyre me kamera për 24 orë, duke pretenduar se nuk ka kapacitete për ta realizuar. Për të bërë sekuestrimin, është e nevojshme që anija “Moliva” të ankorohet në port dhe që kontejnerët të shkarkohen në terminal. Por askush nuk e thotë me siguri se kur kjo do të ndodhë. Ndoshta do të duhen ditë, javë, ndoshta dhe muaj. Ndërkohë, hetimet mbeten të bllokuara. Që prej mbërritjes së anijes, prokurorët nuk kanë mundur të kryejnë ndonjë veprim hetimor; ata i janë drejtuar institucioneve përkatëse vetëm me kërkesa për listën e ekspertëve të licencuar, në mënyrë që kur kontejnerët të shkarkohen, të kryhen analizat e nevojshme.

Në këto rrethana të heshtjes, përfshirë edhe një pjesë të madhe të medias, lind pyetja: kujt i intereson kjo situatë? Qeverisë? Mbase, pasi përgjegjësia mund të prekë ndonjë nga ministrat e Ramës. Kompanisë “Kurum”? Ajo është prodhuesi, dhe sipas ligjit, përgjegjësia i takon nga nisja deri në asgjësimin e mbetjeve. Nëse provohet që mbetjet janë eksportuar në kundërshtim me ligjin, kompania rrezikon një gjobë të rëndë apo madje edhe ndalimin e aktivitetit. Ndoshta kjo i intereson edhe një faktori të tretë, për të cilin duhet të hetojë prokuroria.

Faktet tregojnë se 102 kontejnerët me mbetjet e “Kurum” u eksportuan nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës pa miratimin e shtetit pritës. Në Singapor u ngrit alarmi se mbetjet mund të ishin të rrezikshme dhe për këtë arsye ato u kthyen mbrapsht nga kompania transportuese. Ajo që mbetet mister është se çfarë ka ndodhur me këto mbetje gjatë rrugës së kthimit. Pavarësisht ecurisë së hetimeve, një gjë është e sigurt: kjo çështje do të jetë një njollë e errët për vendin.

Video

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme