Kronika 5 November 2024, 10:36 Nga VNA

7 Pedagogë dhe një sekser para Gjykatës për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
7 Pedagogë dhe një sekser para Gjykatës për korrupsion

Në Gjykatën e Elbasanit sot do të zhvillohet seanca për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” për 7 pedagogë dhe një sekser, të akuzuar për korrupsion lidhur me notat e provimeve. Mes pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është edhe një individ që vijon të jetë në kërkim, ndërsa të tjerët do të paraqiten përpara gjykatës.

Operacioni policor i koduar “Teza” çoi në arrestimin e këtyre personave:

1.Ornela Bilali, lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme

2.Zyhra Gripshi, lënda: Puna me familjen dhe komunitetin

3.Adrian Shingjergji, lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore

4.Beatriçe Gani, lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës

5.Edlira Gugu, lënda: Letërsi për fëmijë

6.Florinda Tarusha, lënda: Filozofi e edukimit

7.Monika Hodaj, lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme

8.Gazmend Hodaj, sekser.

Sipas Prokurorisë, këta pedagogë dyshohen për shpërdorim detyre duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe në këmbim të përfitimit të shumave të parave, të cilat, sipas hetimeve, janë mbledhur nga sekseri Gazmend Hodaj. Gjatë kontrollit në zyrat e pedagogëve u sekuestruan në cilësinë e provave materiale teza provimesh dhe dokumenta të tjera, që lidhen me rastin e korrupsionit.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për hetime të mëtejshme mbi veprat penale të dyshuara.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme