Kronika 4 November 2024, 16:21 Nga VNA

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas/ SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Ndaje në Whatsapp
Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas/ SPAK kërkon 19 vite burg

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 19 vite burg për të shumëkërkuarin Talo Çela, për megagrabitjen e ndodhur më 9 prill 2019 në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Çela ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Admir Murataj, i cili, pasi hyri brenda perimetrit të aeroportit, në bordin e një avioni grabiti miliona euro.

Gjatë ndjekjes nga policia, kreu i grupit, Admir Murataj, mbeti i vrarë. Pas grabitjes në Rinas, grupi kriminal u përça dhe shumë nga anëtarët e tij janë ekzekutuar.

Talo Çela është në kërkim ndërkombëtar, dhe aksionet për arrestimin e tij kanë dështuar herë pas here. Pas pendimit të Nuredin Dumanit, ndaj Çelës janë ngritur akuza të rënda për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme