Kronika 5 November 2024, 17:25 Nga VNA

VNA publikon videon e grabitjes së makinës të përdorur në masakrën e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
VNA publikon videon e grabitjes së makinës të përdorur

VNA ka arritur të sigurojë videon e grabitjes së makinës përdorur në masakrën e Shkodrës Pamjet e vjedhjes së makinës tip Range Rover në Durrës, ndodhur në muajin prill, por që u përdor pak ditë në parë në ngjarjen ku ndodhi masakra me katër të vdekur në qytetin e Shkodrës. Në denoncimin e pronarit të mjetit mësohet se grabitja ka ndodhur poshtë banesës së tij në qytetin e Durrësit në muajin prill. Ndërkohë që edhe pse mjeti u dogj plotësisht pas ngjarjes, ekspertiza ka mundur të rikuperojë numrin e shasisë së makinës dhe prej saj është identifikuar mjeti. Masakra Nga ngjarja e rëndë në Shkodër mbeten të vdekur 4 persona. Në 30 tetor në Shkodër iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Hamza Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital një ditë më vonë. Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha humbi jetën dje në spital, teksa bashkëshortja tij ndërroi jetë në vendngjarje. Sakaq, autorët e ngjarjes së rëndë janë ende të paidentifikuar.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme