Kronika 6 November 2024, 14:47 Nga VNA

Prokuroria akuzë për shpërdorim detyre për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut. Dosja në gjyq

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria akuzë për shpërdorim detyre për ish-Presidentin e

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

“Hetimet e zhvilluara provuan se shtetasi në fjalë në në cilësinë e Presidenti të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njërëzve pa kriter familjarët e tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016”, njoftoi prokuroria.

Sipas organit të akuzës, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij Nikoll Deda, krijoi një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

“Në shkelje flagrante të vendimeve gjyqësore dhe parashikimeve ligjore, nëpërmjet strukturave të Urdhrit të Stomatologut, ai vijoi veprimtarinë edhe pse u pezullua nga detyra, duke marrë vendime të rëndësishme si blerjen e një godine në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2 dhe marrjen e një kredie prej 250.000 euro me qëllim ‘blerje ambientesh’”, theskohet në dokumentat e prokurorisë.

 

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme