Kronika 5 November 2024, 23:46 Nga VNA

Akuzohej për armëmbajtje pa leje, arrestohet djali i ndërtuesit të njohur Sino Llanaj

Ndaje në Whatsapp
Akuzohej për armëmbajtje pa leje, arrestohet djali i ndërtuesit

Policia arreston Anxhelo Llanaj, djalin e ndërtuesit të njohur Sino Llanaj. 21-vjeçari akuzohet per armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Around", nga Seksioni për Operacionet Speciale në DVP Tiranë.  Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Around".

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit "Dinamo", është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme