Kronika 6 November 2024, 20:10 Nga VNA

Protestë para Ministrisë së Brendshme për masakrën e Shkodrës, kërkohet zbardhja e ngjarjes dhe drejtësi për viktimat

Ndaje në Whatsapp

Një protestë u mbajt sot para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, në lidhje me masakrën e Shkodrës, ku katër persona humbën jetën, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. Protestuesit, të cilët mbanin pankarta të ndryshme, kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes tragjike që tronditi qytetin e Shkodrës.

Mes pankartave, dallohej një shprehje e kryeministrit Edi Rama: "Hëngshin kokat e veta", e cila ka ngjallur shumë debate dhe reagime në publik.

Protestuesit mbajtën gjithashtu një hartë të Shqipërisë të lyer me ngjyrë të kuqe, për të simbolizuar, përhapjen e krimit në vend. Ata kërkuan që autoritetet të marrin masa më të forta për të garantuar sigurinë dhe rendin në vend.

Ngjarja tragjike ndodhi në Dobraç, ku mbetën viktima katër persona: Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe Bashkim Basha dhe Flutura Basha, një çift i martuar që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen, por që u vranë pa asnjë paralajmërim. Autorët, pas atentatit, dogjën mjetin e krimit, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë arrestim ose ndalime deri tani.

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme