Kronika 8 November 2024, 08:45 Nga VNA

"Se mos mendon Gjushi se do të përçahemi..."/Lala "zbërthen" dosjen Çyrbja

Ndaje në Whatsapp
"Se mos mendon Gjushi se do të përçahemi..."/Lala

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN TV, ku ka folur për dosjen Çyrbja, që çoi në pranga ish deputetin e Partisë Socialiste.

Lala tregoi disa komunikime mes pjesëtarëve të organizatave kriminale, të cilët kanë ndikuar në listën e PS për qarkun e Durrësit, duke bërë që Jurgis Çyrbja të vendoset i pesti.

"Kam arritur të shohë disa nga mesazhet që përbëjnë interse publik. Kam kuptuar që Edmond Çekiçi, i ekzekutuar, ka ndikuar te zyrtarë të lartë socialistë për zhvendosjen e emrit të Çyrbes nga i shtati te i pesti në listën e PS në Durrës.

Kam parë mesazhe ku Çekiçi i shkruan Çyrbes, thotë "e përfundova punën tënde, mos fol me njeri, e kemi mbyllur dhe do të shkosh aty ku duhet në listë". Çyrbja, më rezulton se i është thënë "faleminderit vëlla, isha keq, më ngrite moralin".

Më pas Altin Hajri, i referohet mes të tjerash në komunikim, përmend një emër që duhet të punojmë me kujdes, "se mos mendon Gjushi se po përçahemi". Kush thirret Gjush në Durrës? Ne e dimë shumë mirë. Vangjush Dako në dosjen 339 grupi Avdylaj ndikonte për kandidatët në zgjedhje. Dyshimet më çojnë të mendoj se Çyrbja është vendosur i pesti, por duhet të zbulohen kush janë zyrtarët socialistë që u ndikuan të fusin Çyrben në listë.  Aty thuhet ti i pesti, Liri i shtati… Bëhet fjalë për Ilir Ndraxhit, që edhe ai rezulton i shtati në listë.

Mund të ketë edhe të tjera, kaq kam arritur unë. Unë dyshoj se janë nivele më të larta, sepse në fund firmën e ka vënë Edi Rama për listën.

Prokuroria duhet të sqarojë rolin e Vangjush Dakos, ai propozonte emrat e kandidatëve për deputetë. Të shohim si e ka futur Çyrben. Gjithë krimi i organizuaar ishte vënë në lëvizje të ndikonte.

Kush e dërgoi Çyrben deri aty? Ka negociuar krimi i organizuar. Kush e firmosi? Këtë të na e tregojë SPAK", tha Lala.  /TPZ

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme