Kronika 7 November 2024, 21:04 Nga VNA

 “Kur të mbushësh 18-vjeç do të të..”, Motra e 16-vjeçares që u abuzua për 4 vite nga shoku i babait zbulon detaje tronditëse

Ndaje në Whatsapp
 “Kur të mbushësh 18-vjeç do të

Motra e 16-vjeçares nga Maliqi, e cila u abuzua për 4 vite nga shoku i babait, ka rrëfyer detaje tronditëse rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa ka zbuluar se kishte mësuar se e mitura abuzohej, përmes disa letrave që 43-vjeçari Edison Sheme ia kishte dërguar.

Në një prononcim për mediat, ka deklaruar se ai i premtonte se kur të mbushte 18 vjeç do ta merrte me vete.

Gjithashtu, po sipas motrës së të miturës, sa herë që ata takoheshin, abuzuesi i kërkonte të mos i tregonte familjes.

Jep dëshmi dhe detaje tronditëse motra e të miturës që u abuzua për 4 vite rresht nga një 43- vjeçar në një fshat të Maliqit :

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë.

Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”, mendova se është shumë keq gjendja dhe …

Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë.”

Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:

“Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”.

“Unë dhe familja ime nuk shitemi për para sepse prandaj kemi zgjedhur të punojmë këtu e para, dhe e dyta, ku ka zë nuk është pa gjë. Personi në fjalë është i martuar, ka 4 fëmijë, një djalë me gruan e parë që ndodhet në Greqi ndërsa me gruan e dytë ka 3 fëmijë. Ky ishte premtimi që i kishte bërë edhe motrës time, “Pasi të mbushësh 18 vjeç do të të marr e do ikim bashkë.”.

“Të them të vërtetën nuk e di nëse babi e ka çuar ndonjëherë në mend për ata të dy, por ai në syrin tonë nuk shfaqte ndonjë gjë të tillë por kur ishte me motrën i qeshte shumë. Këtë di të them.”

 

 

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme