Kronika 7 November 2024, 23:24 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala: Hetimi ndaj Benet Becit nisi pasi u zbuluan komunikime në telefonin e gruas së ish-kreut të ARRSH

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala: Hetimi ndaj Benet Becit nisi pasi u zbuluan komunikime

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë informacion lidhur me hetimet që po kryen SPAK ndaj kryebashkiakut Benet Beci.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se hetimi ka nisur pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ku ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi ajo punonte në KESH. Lala tha se Beci po hetohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

"Benet Beci është person nën hetim zyrtarisht nga SPAK. Po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre. Nuk po hetohet si kryetar bashkie i Shkodrës, por si drejtues i KESH, kur ka qenë drejtor i KESH vite më parë. Është interesant mënyra si ka nisur hetimi. Është pyetur të premten, nuk qëndroi gjatë sepse nuk kishte avokat, më pas ka zgjedhur avokat.

Detaj interesant është që SPAK, ka hetuar ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor shqiptar, Evis Berberi.

Në shtëpinë e zotit Berberi ishte bërë kontroll. Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularin e bashkëshortes, që ka qenë zyrtare e lartë në KESH.

Janë zbuluar mesazhe jo vetëm me zotin Beci, por edhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Infrastrukturës. Pasi janë mbledhur kontrata dhe dokumentacion, prokurorët kanë konkluduar se zoti Beci duhet të jetë person nën hetim. Nga informacionet që kam arritur të marr, janë thirrur edhe bashkëpunëtorë të zotit Beci.

Kjo është panorama që ka të bëjë me hetimin deri tani. Mbetet për t’u parë.

Zoti Beci nuk ka dhënë dorëheqje", tha Lala.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme