Kronika 11 November 2024, 12:45 Nga VNA

Shkodër/ Prokuroria shpall moskompetencën për “Masakrën e Dobraçit”; hetimet kalojnë në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/ Prokuroria shpall moskompetencën për

Pas ngjarjes tragjike që tronditi qytetin e Shkodrës më 30 tetor, ku katër persona humbën jetën, Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën për çështjen, duke ia kaluar hetimet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SPAK ka nisur hetimet mbi ngjarjen e njohur si “Masakra e Dobraçit”, duke ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur të gjithë rrethanat e krimit. Kjo ngjarje e rëndë është vlerësuar si një nga më të rëndat në Shkodër, jo vetëm për mënyrën brutale me të cilën u krye, por edhe për dyshimet se mund të ishte parandaluar.

Ngjarja ndodhi në Dobraç, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u vranë në një pritë me armë zjarri. Pas të shtënave, një aksident tragjik ndodhi kur Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha, të cilët po udhëtonin me motor, humbën kontrollin. Flutura Basha humbi jetën në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Hetimet pritet të zbulojnë detaje të reja, ndërkohë që prania e dyshimeve për një parandalim të mundshëm e bën këtë çështje edhe më shqetësuese për autoritetet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme