Kronika 11 November 2024, 15:42 Nga VNA

Safet Gjici i sëmurë, gjyqtarët kërkojnë akt ekspertimi

Ndaje në Whatsapp
Safet Gjici i sëmurë, gjyqtarët kërkojnë akt ekspertimi

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga burgu me prentendimin se është i sëmurë. Kërkesa është paraqitur nga përfaqësuesit ligjor në Gjykatën e Elbasanit, seancë e cila i shty. Në seancën e sotme u administruan aktet shëndetësore të paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Seanca u shty për në datë 14/11/2024 ora 11:45, me qëllim për t’u paraqitur ekspertet e IML Tiranë për të bërë betimin dhe të marrin detyrat me qëllim përpilimin e një raporti mbi gjendjen shëndetesore të kërkuesit. Safet Gjici u arrestua pas skandalit seksual në zyrën e tij, me Alma Kaçin, ndaj të cilës janë marrë gjithashtu masa nga autoritetet.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme