Kronika 11 November 2024, 20:57 Nga VNA

Sulm me thikë në Ferizaj, katër kalimtarë të plagosur, arrestohet i dyshuari

Ndaje në Whatsapp
Sulm me thikë në Ferizaj, katër kalimtarë të plagosur,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Ferizajt, në Kosovë pasi një person ka sulmuar me thikë katër kalimtarë të rastit, në rrethana ende të paqarta. Të plagosurit janë dy vajza të moshës nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të moshave 29-32 vjeç.

Zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, është shprehur se të plagosurit janë transportuar në urgjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor. Dy prej tyre për shkak të plagëve të marra janë dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

"Njësitë e shumta të policisë, përfshirë Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë nisur menjëherë kërkimin e të dyshuarit. Pas një pune të vazhdueshme dhe intensive, rreth orës 16:40, ata e arrestuan të dyshuarin, E.S., rreth 59 vjeç, në rrugën 'Riza Matoshi,' afër qendrës tregtare 'Plus Market" - tha Veseli.

Ai shtoi se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë të Ferizajt, nën masa të rrepta sigurie. Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë po vazhdojnë hetimet dhe kanë gjetur një mjet të mprehtë që besohet të ketë qenë përdorur gjatë sulmit.

Mediet kosovare raportojnë se ngjarja ka tronditur qytetin dhe autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e plotë të saj.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme