Kronika 11 November 2024, 18:52 Nga VNA

Inceneratori i Elbasanit do edhe 3-4 miliard lekë për t’u riparuar

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Elbasanit do edhe 3-4 miliard lekë për t’u

Inceneratori i Elbasanit nuk punon prej gati një viti, kjo ka bërë që mbetjet urbane të 8 bashkive të vijojnë të grumbullohen në landfill, pa pasur mundësinë e trajtimit dhe më pas djegies në incenerator siç ishte parashikuar.

Por herë herë mbetjet në landfill janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar ndotje në mjedis.

“Na kanë ndodhur dy zjarre këtë vit. Në gjykimin tonë nuk janë zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri shkaktohet nga gazrat që çlirohen nga mbetjet. Çështja e landfillit aktualisht është pak problematike. Landfilli i ka kaluar kapacitetet e veta. Aktualisht prej gati një viti inceneratori nuk punon. Në vitin 2023 ka punuar 7 muaj. Aktualisht nuk punon për shkak të disa defekteve”, tha tha Leli Kaja, drejtor i shoqërisë ECO ALB për Top Channel.

Sipas shoqërisë ECO ALB, kushtet ligjore të një prone të sekuestruar, të marrë me qira e bëjnë të pamundur investimin, që gjithsesi kap vlerën e rreth 3-4 miliardë lekë, e papërballueshme nga fondet e kompanisë apo të bashkive.

“Ne e kemi të pamundur të investojmë për të riparuar apo mirëmbajtur inceneratorin. S’e bëjmë dot as ne, as bashkitë. Vlera aktuale e defektit dhe remontit shkon 3-4 miliardë lekë të vjetra. Aktualisht ne jemi qiramarrës dhe nuk kemi mundësi të investojmë edhe nëse do të kishim mundësi”, tha Leli Kaja, drejtor i shoqërisë ECO ALB.

Në të tillë situatë shoqëria ECO ALB kërkon ndihmën e shtetit për t’i krijuar mundësi zgjerimit të kapaciteteve të landfillit i cili aktualisht është tej kapaciteteve. Në landifillin pranë inceneratorit të Elbasanit çdo ditë grumbullohen 150-160 ton mbeturina./TCh

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme