Kronika 11 November 2024, 21:47 Nga VNA

Avioni i nisur nga Tirana bën ulje emergjente në Londër, ndërron jetë një pasagjer në bord

Ndaje në Whatsapp
Avioni i nisur nga Tirana bën ulje emergjente në Londër,

Një avion i Ryanair nga Tirana për në Mançester u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Aeroportin Stansted të Londrës, pasi një pasagjer humbi jetën gjatë fluturimit pas një emergjence mjekësore. Incidenti ndodhi të dielën pas orës 20:00, kur avioni po fluturonte mbi ujërat e Adriatikut.

Sipas raportimeve të The Mirror, ekuipazhi i avionit bëri të gjitha përpjekjet për të ndihmuar pasagjerin, por, pavarësisht ndihmës së parë të ofruar në bord, mjekët që mbërritën në aeroport nuk mundën ta shpëtonin.

Zyrtarët e Aeroportit Stansted konfirmuan se, menjëherë pas aterrimit, avioni u rrethua nga shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit, pas njoftimeve për një emergjencë mjekësore në ajër.

Një përfaqësues i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë shpjegoi se: “Një ambulancë, automjete të tjera të ekipeve të reagimit të shpejtë dhe ambulanca ajrore e Essex dhe Herts u dërguan në Aeroportin Stansted pas raportimeve për një urgjencë mjekësore në bord. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për ta shpëtuar, burri ka ndërruar jetë në vendngjarje.”

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme