Kronika 12 November 2024, 11:29 Nga VNA

Gara për shefat e Komisariateve, publikohen emrat e 290 kandidatëve

Ndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionet e shefave të komisariateve. Janë 290 efektivë policie që do të vlerësohen për të përcaktuar nëse plotësojnë kriteret ligjore të nevojshme.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 1450, të datës 31.10.2024 “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Shef Komisariati, në Drejtoritë Vendore të Policisë”, pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikon emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme