Kronika 11 November 2024, 22:55 Nga VNA

"Policia në pikë të hallit", gazetarja Lala: Shumë ngjarje fshihen, drejtuesit kanë lidhje me krimin

Ndaje në Whatsapp
"Policia në pikë të hallit", gazetarja Lala: Shumë

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Të Paekspozuarit" ka folur për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me krimin.

Lala tha se policia sot është "në pikë të hallit" dhe se shumë ngjarje fshihen, çka rrit problematikën për qytetarët.

"Mua nuk më shqetësojnë emrat sepse emrat ikin dhe vijnë. Më shqetëson procesi dhe sistemi.

Sot Policia është në pikë të hallit. Ka punonjës të demotivuar, të frikësuar, i drejtojnë njerëz që kanë lidhje me krimin. Më shqetësojnë qytetarët e thjeshtë që përballen me këtë strukturë.

Nuk e keni idenë sa ngjarje mund të fshihen. Kemi raportuar lajm që vëllai i Rrahman Rrajës ishte në kërkim policor sepse dhunoi një familje në zonën e Niklës. Vetëm fakti që nuk pati video nuk tërhoqi vëmendje, por policia nuk kishtë bërë transparencë.

Më shqetësojnë qytetarët që përballen me represion. Nëse nuk pastrohet policia, do të ketë problematika edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm", tha Lala.

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme