Kronika 13 November 2024, 14:57 Nga VNA

Drejtori i Policisë së Shtetit kërkon rritje fondesh për blerjen e automjeteve: 50% e flotës është e amortizuar

Ndaje në Whatsapp
Drejtori i Policisë së Shtetit kërkon rritje fondesh për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kërkuar rritje të fondeve për Policinë e Shtetit gjatë një raportimi para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm. Proda theksoi se është e domosdoshme që Policia të ketë automjetet e veta, duke argumentuar se përdorimi i automjeteve me qira po krijon një barrë të rëndë financiare.

“Automjetet me qira kanë një kosto shumë të madhe. Dhe një pjesë e madhe janë amortizuar. Do ishte më mirë të kishim mjetet tona. Na duhen rreth 700 automjete,” deklaroi Proda.

Kryepolici shtoi se aktualisht 50% e flotës së automjeteve të Policisë është e amortizuar, duke bërë të nevojshme blerjen e makinave të reja për të shmangur shpenzimet e mëdha që vijnë nga makinat me qira. “Duhet parë me prioritet shtesa për investimin e automjeteve që duhen blerë. Kemi kosto të mëdha me makinat me qira,” përfundoi ai.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme