Kronika 13 November 2024, 12:44 Nga VNA

Apeli i Posacëm burg përjetë Laert Haxhiut, rivalit të Aldo Bares

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posacëm burg përjetë Laert Haxhiut, rivalit të Aldo

Laert Haxhiu një prej emrave më të rrëzikshëm të botës së krimit është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017 në Lushnje me 2 të vrarë dhe dy të plagosur. Vendimi u mor nga Apeli i Posacëm në përfundim të një seance që u zhvillua ditën e sotme.

Grupi kriminal i Laert Haxhiut ekzekutoi në Lushnje Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkun.

Laert Haxhiu njihet si kundërshtar i përbetuar i Aldo Barës kreut të Bandës së Lushnjes. Në shënjester ai kishte Xhulio Shkurtin nipin e Bares, i cili i mbijetoi atentatit. Një hetim i ri I SPAK pas pendesës së Artan Tafanit ka zbuluar se Haxhiu ka organizuar vrasjen e disa kundërshtarëve të tij.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme