Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një automjet u përplas me turmën që po merrte pjesë në festimet e eventit të Krenarisë (Christopher Street Day), duke shkaktuar një viktimë dhe të paktën 16 të plagosur.
Sipas autoriteteve gjermane, incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në zonën e Lennestrasse. Pas përplasjes me këmbësorët, automjeti u përplas me një pemë, ndërsa drejtuesi i tij arriti të largohej nga vendngjarja.
Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa ekipet e emergjencës dhe policia ndërhynë menjëherë për t'u dhënë ndihmën e parë të lënduarve dhe për të siguruar zonën.
Policia e Berlinit ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, të identifikuar si 21-vjeçari Abdul B. Sipas autoriteteve, ai është një person i njohur për policinë dhe dyshohet se ka lidhje me qarqe islamike.
Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.





















