Lifestyle 1 Shtator 2025, 09:44 Nga VNA

Dikush tentoi të më përdhunonte”/ Rrëfimi i Mbretëreshë Camillës: E godita me takën e këpucës

Ndaje në Whatsapp
Dikush tentoi të më përdhunonte”/ Rrëfimi i

Një libër i ri mbi monarkinë britanike, Power and the Palace, hedh dritë mbi një episod të panjohur të jetës së Mbretëreshës Camilla. Sipas autorit Valentine Low, Camilla ka rrëfyer se në adoleshencë ishte viktimë e një tentative sulmi seksual në një tren, por ia doli të mbrohej duke përdorur takën e këpucës.

Ngjarja u bë publike përmes një bisede që Camilla pati me Boris Johnson, gjatë kohës kur ai ishte kryetar i Londrës (2008–2016). Ish-drejtori i komunikimit të Johnson, Guto Harri, kujtoi takimin në Clarence House, rreth vitit 2008, duke treguar se mbretëresha rrëfeu:

“Isha rreth 16–17 vjeçe, në tren për Paddington, kur një djalë po afrohej me dorën e tij… Unë bëra atë që më kishte mësuar nëna: hoqa këpucën dhe e godita me takë në testikuj.”

Pas incidentit, Camilla arriti të raportojë ngjarjen tek një roje në stacion, duke çuar në arrestimin e agresorit.

Sot, në moshën 78-vjeçare, Mbretëresha Camilla është një zë i fortë kundër dhunës në familje dhe abuzimit seksual. Ajo ka mbështetur shumë nisma për viktimat, përfshirë krijimin e pakove ndihmëse për gratë e dhunuara, një iniciativë që është rikthyer së fundmi.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme