Lifestyle 31 Gusht 2025, 08:35 Nga VNA

Retë janë “ishuj lundrues” me triliona mikrobe që ndikojnë në klimën dhe shëndetin tonë

Ndaje në Whatsapp
Retë janë “ishuj lundrues” me triliona mikrobe që

Triliona baktere, kërpudha, viruse dhe organizma njëqelizorë udhëtojnë nëpër atmosferë, duke krijuar një ekosistem të padukshëm, të quajtur aerobiomë, që ndikon si tek moti, ashtu edhe tek shëndeti i njeriut.

Studimet e fundit tregojnë se çdo vit, një trilion trilion qeliza bakteriale dhe rreth 50 milionë tonë spore kërpudhore ngrihen nga toka dhe deti drejt qiellit. Të bartura nga era, zjarret pyjore apo avujt e ujit, këto mikroorganizma mund të udhëtojnë mijëra kilometra përpara se të bien përsëri në tokë.

Në Francë, në malin Puy de Dôme, shkencëtarët kanë zbuluar se çdo milimetër ujë reje përmban deri në 100,000 qeliza të gjalla. Deri më tani, janë identifikuar mbi 28,000 lloje bakteresh dhe 2,600 lloje kërpudhash, shumë prej tyre të panjohura më parë për shkencën.

Ekspertët theksojnë se këto mikrobe nuk janë thjesht pasagjerë të rastësishëm të reve. Ato mund të ndikojnë në mënyrën se si formohen pikat e shiut, në shpërndarjen e sëmundjeve, si dhe në qarkullimin e elementeve jetike në natyrë.

“Retë nuk janë vetëm ujë dhe avull. Ato janë habitate të gjalla që udhëtojnë mbi kokat tona çdo ditë”, shprehet aerobiologu Pierre Amato, një nga studiuesit kryesorë në këtë fushë.

Zbulimet hapin një fushë të re kërkimi mbi mënyrën se si ky “ekosistem i padukshëm ajror” mund të ndikojë në klimën globale dhe në jetën e përditshme të njerëzve.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme