Lifestyle 28 August 2025, 07:55 Nga VNA

Shenja e bombës atomike brenda trupit të njeriut

Ndaje në Whatsapp
Shenja e bombës atomike brenda trupit të njeriut

Kanë kaluar 80 vjet nga testi i parë bërthamor – i koduar “Trinity” – i kryer mbi shkretëtirën e Nju Meksikos. Por trashëgimia e fshehtë e testimeve me armë bërthamore gjendet ende sot në qelizat tona – dhe po rezulton jashtëzakonisht e dobishme për shkencën.

Është në dhëmbët tanë, në sy dhe në tru. Shkencëtarët e quajnë “bomb spike” ose “bomb pulse” – një shenjë që ka mbetur brenda trupit të njeriut për më shumë se gjysmë shekulli.

Më 16 korrik 1945, shkencëtarët e Projektit Manhattan shpërthyen armën e parë bërthamore në New Mexico. Shpërthimi 18.6 kilotonësh ndriçoi qiellin dhe çliroi një valë nxehtësie shkatërruese, ndërsa retë radioaktive u shpërndanë mbi mijëra kilometra katrorë. Ky ishte vetëm fillimi i epokës atomike.

Në vitet 1950, numri i madh i shpërthimeve bërthamore mbi tokë ndryshoi përbërjen kimike të atmosferës – duke ndikuar përgjithmonë te oqeanet, sedimentet, stalaktitet dhe mbi jetën e gjallë.

Ndryshe nga rrezatimi i drejtpërdrejtë, “bomb spike” nuk është i dëmshëm. Përkundrazi, ka rezultuar i dobishëm për shkencën: ndihmon ekspertët forensikë të përcaktojnë kur ka lindur ose vdekur një person, zbulon moshën e neuroneve të trurit, gjurmon origjinën e faunës së kontrabanduar, përcakton vitin e verërave dhe madje ka shërbyer për të matur moshën e peshkaqenëve qindra vjeçarë.

Në vitin 2023, një grup shkencëtarësh të Tokës sugjeroi që prania e këtij markuesi në një liqen kanadez – së bashku me gjurmë të tjera të aktivitetit njerëzor në shekullin XX – të shërbejë si fillimi zyrtar i epokës së re gjeologjike, të quajtur Antropocen.

Por çfarë është saktësisht ky fenomen? Para Marrëveshjes së Testeve Bërthamore të vitit 1963, e cila detyroi shtetet ta kryenin testimin vetëm nëntokë, mbi 500 shpërthime bërthamore në ajër, kryesisht nga SHBA dhe Rusia, shpërndanë material radioaktiv kudo në botë. Përveç pasojave shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, shpërthimet krijuan edhe një formë të re të karbonit radioaktiv – karbon-14. Brenda viteve 1960, niveli i këtij izotopi në atmosferë ishte dyfishuar krahasuar me periudhën para-bërthamore. Ai u fut në ujë, sedimente, bimësi dhe përmes zinxhirit ushqimor kaloi te njerëzit – duke arritur deri në organizmat e gjetur në thellësinë më të madhe të oqeanit.

“Me pak fjalë, çdo rezervuar karboni në Tokë që ka shkëmbyer CO₂ me atmosferën që nga fundi i viteve 1950 është ‘etiketuar’ nga karboni-14 i bombave,” shkruan Walter Kutschera nga Universiteti i Vjenës, i cili botoi një përmbledhje mbi përdorimet shkencore të këtij fenomeni në revistën Radiocarbon në vitin 2022.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme