Lifestyle 28 August 2025, 07:45 Nga VNA

Gratë kapen "për flokësh" në mes të avionit për një ulëse, pasagjerja hedh në gjyq linjën ajrore

Ndaje në Whatsapp
Gratë kapen "për flokësh" në mes të avionit

Një pasagjere e Southwest Airlines ka ngritur një padi kundër kompanisë ajrore dhe një udhëtareje tjetër, pas një sulmi të dhunshëm që ndodhi para nisjes së një fluturimi nga Aeroporti LaGuardia në Nju Jork.

Livia Rombola ishte në bordin e fluturimit 779 me destinacion Kansas City më 16 qershor 2025, kur sipas padisë, ajo u sulmua nga Leanna Perry, 32 vjeçe, e cila dyshohet se ishte e dehur. Sulmi, i filmuar nga pasagjerë dhe i bërë viral në internet, tregonte Perry-n duke i kapur flokët Rombolas dhe duke e ofenduar me fjalë të rënda.

Sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara më 25 gusht në Gjykatën Supreme të Shtetit të Nju Jorkut, Rombola pretendon se linja ajrore është përgjegjëse, pasi politika e saj e ulëseve pa caktim paraprak ku pasagjerët zgjedhin vetë vendet sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari” ka kontribuar në konfliktin që përfundoi me dhunë.

Avokati i saj, Joel J. Turney, tha për The Independent se “paditësja ka një rast të fortë kundër Southwest, veçanërisht për shkak të politikës së pazakontë të ulëseve të lira, e cila ishte një faktor thelbësor në shkakun e incidentit”.

Në padi, Rombola thotë se pësoi lëndime serioze dhe të dhimbshme, disa me pasoja të përhershme, si dhe turp publik dhe traumë emocionale, pasi videoja e sulmit u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale.

Gjatë incidentit, Perry u ndalua nga pasagjerë të tjerë dhe ekuipazhi, u lidh me zinxhir dhe u largua nga avioni. Ajo u akuzua për sulm, ngacmim, sjellje të pahijshme, rezistencë ndaj arrestimit dhe pengim të autoriteteve, por u deklarua e pafajshme dhe u lirua. Seanca e radhës gjyqësore pritet më 3 shtator./NewYorkPost

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme