Politika 12 November 2024, 21:57 Nga VNA

“Kush më parë t’i lëpihet qeverisë”, Berisha sulmon mediat: Nuk dallon dot kush është RTSH, Top Channel, Klan apo Vizion Plus

Ndaje në Whatsapp
“Kush më parë t’i lëpihet qeverisë”,

Edhe pse është përditë me intervista apo kronika lajmesh tek ta, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është sërish i pakënaqur me mediat kryesore në vend. Në fjalimin e tij para mbështetësve poshtë ballkonit, Berisha tha se opozita po censurohet nga mediat, që sipas tij i shërbejnë qeverisë si instrumenta të kontrolluar për të mbrojtur interesat e pushtetit.

“Mediat kombëtare private dhe publike, se tani nuk i njeh më se çfarë janë, nga mëngjesi gjer në darkë janë shndërruar në altoparlantë të qeverisë, në institucione të dezinformimit masiv. I ndiqni ekranet e tyre, e kanë me borxh të japin edhe teshtimat e Edi Ramës, të japin çdo jaht që vjen dhe mbushet më 500 mijë litra naftë me 1/3 e çmimit në portet tona, dhe u bëka reklamë, paçka se supermiliarderët vijnë dhe nxjerrin udhëtimet falas pa pare, duke blerë naftën 4 herë më lirë se shqiptarët. Kurse mediat e censurës kombëtare, mediat e lustrës kombëtare, nuk arrijnë kurrë t’u thonë shqiptarëve të vërtetat e tyre. Nuk flasin njëherë për pensionistët” – tha ndër të tjera Berisha.

Berisha më tej shtoi se Shqipëria është përballur me një shtrirje të paprecedentë të ndikimit të qeverisë në media, ku sipas tij, janë ndjekur penalisht dhe burgosur liderët e opozitës, por kjo nuk raportohet. Ai tha se nuk dallon dot kush është RTSH, kush është Top Channel, Klan apo Vizion Plus. Të gjitha në garë kush e kush më parë t’i lëpihet qeverisë, të mashtrojë qytetarin.

“Ktheni kokën kur dëgjoni lajmet e tyre sepse janë megafonë mashtrimi të Edi Ramës. T’i lëmë në hapësirën e mashtrimit dhe të dezinformimit mediat e kontrolluara nga Edi Rama, të cilat i lënë opozitës më pak se 10% dhe dërdëllisin gjithë ditën për Edi Ramën. Të cilat përpiqen me çdo kusht të zbukurojnë me çdo kusht narkodiktaturën. Përpiqen me çdo kusht të mbrojnë kriminelët e pushtetit.

Përpiqen me çdo kusht të paraqesin Shqipërinë si një vend normal, paçka se sot Shqipëria si asnjë vend tjetër në Europë ka të burgosur, në ndjekje penale liderë të tre partive kryesore opozitare, dhe sipas tyre kjo nuk është diktaturë. O servilë, historia do u dënojë për mashtrimin që u bëni shqiptarëve. Nuk ka si në Shqipëri, nuk dallon dot kush është RTSH, kush është Top Channel, Klan apo Vizion Plus. Të gjitha në garë kush e kush më parë t’i lëpihet qeverisë, të mashtrojë qytetarin. Cila e cila më shumë të censurojë opozitën, të demonizojë opozitën, të mashtrojë për opozitën” – tha Berisha që u kërkoi mbështetësve të tij që lajmet t’i marrin në rrjetet sociale..

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme