Politika 12 November 2024, 13:02 Nga VNA

Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu- dueti përfitues i fondeve publike në shëndetësi që po amnistohet nga politika dhe komisioni hetimor

Ndaje në Whatsapp
Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu- dueti përfitues i fondeve publike në

Vilma Nushi dhe Klodian Allajbeu janë dy emrat e amnistuar nga Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Prej disa muajsh, ky komision vijon punën me pyetjen e dëshmitarëve dhe mbledhjen e fakteve, ndonëse deri më sot nuk ka ende një produkt të qartë mbi hetimet e kryera prej tij. Ajo që ka mbetur më shumë në mendjen e publikut sesa punimet e komisionit janë sherret e zhurmshme mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, të cilët, mes debateve pa ndonjë vlerë, kanë arritur vetëm të shtyjnë punimet e komisionit për një kohë të gjatë. Ditët e fundit, në Komisionin Parlamentar për koncesionet në shëndetësi kanë dëshmuar edhe ish-zyrtarë të lartë, tashmë të ndodhur pas hekurave pas hetimeve të kryera nga SPAK. Ajo që bie në sy është thirrja e përsëritur e kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi, për të patur si dëshmitare edhe Vilma Nushin, përfituese të koncesionit të check-up-it. Kjo kërkesë është refuzuar nga deputetët e PS, të cilët, me gjasë, po amnistojnë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike në shëndetësi. Nga ana tjetër, edhe opozita nuk duket krejt e sinqertë në përpjekjet e saj për transparencë. Që në nisje të punës së këtij komisioni, ajo amnistoi dy nga koncesionet më të kushtueshme në shëndetësi: atë të dializës dhe pajisjeve laboratorike. Të dyja këto koncesione janë marrë në emrin e Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme