Politika 11 November 2024, 22:43 Nga VNA

PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdor Sky ECC dhe EncroChat

Ndaje në Whatsapp
PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Deputetët të

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndryshimin e rregullores së Kuvendit, kërkon deklarimin e deputetëve për përdorimin e aplikacioneve Sky ECC dhe EncroChat.

PD ka paraqitur një propozim për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ku kërkohet që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo aplikacionet e enkriptuara Sky ECC dhe EncroChat.

Ky propozim i PD-së vjen pas hetimeve të kryera nga SPAK në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, të cilat kanë zbuluar se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të përdorura në këto platforma, me rreth 16,000 përdorues shqiptarë.

“Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij. Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar”, thuhet në relacionin shoqërues.

Në arsyetimin e propozuar nga PD, thekson se përveç këtij fakti të verifikuar, disa media kanë raportuar për dyshime të forta lidhur me mundësinë e komunikimeve midis deputetëve të Kuvendit dhe personazheve të dyshuar të krimit të organizuar, duke sugjeruar përfshirje të mundshme në aktivitete të paligjshme. Grupi Parlamentar i PD-së kërkon transparencë dhe përgjegjësi nga ana e deputetëve për të sqaruar çdo lidhje të mundshme me këto aplikacione të njohura për përdorimin në aktivitete kriminale.

“Këto dyshime ngrejnë pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka për funksion themelor të sigurojë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe një proces ligjbërës të udhëhequr nga interesi publik. Ekzistenca e komunikimeve në aplikacionet e enkriptuara, që dihet botërisht se përdoreshin nga grupet kriminale, me qëllim ushtrimin e aktiviteteve të paligjshme, dëmton rëndë reputacionin dhe kredibilitetin e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në relacionin shoqërues.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme