Politika 12 November 2024, 16:45 Nga VNA

SPAK kërkon 4 vite burg për Vangjush Dako

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon 4 vite burg për Vangjush Dako

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe dënimin e tij me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i reduktohet në 2 vite e 8 muaj. Ish-kryebashkiaku, i cili u përgjua në biseda me anëtarë të grupit kriminal Avdylaj në Shijak, akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. Në rastin e parë, lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku sipas SPAK, leja për pallatin u lëshua me 2 vite vonesë, duke i hapur rrugën legalizimit. Në rastin e dytë, për projektin e Promenadës për rehabilitimin e vijës bregdetare, ku pavarësisht gabimeve të evidentuara në projekt nga KLSH, Dako ka vijuar kryerjen e pagesave, duke i shkaktuar dëm buxhetit. Dako nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak. Ai është shpallur gjithashtu “non grata” nga SHBA.

Për tre të pandehurit e tjerë, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Ardian Bulku, SPAK kërkoi dënimin e tyre me 2 vite burgim, por me pezullimin e ekzekutimit për shkak të arsyeve shëndetësore dhe familjare. Të tre akuzohen për falsifikim dokumentesh.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme