Politika 12 November 2024, 19:41 Nga VNA

“Je bolshevike, s’të llogaris fare”, përplasje mes Vokshit dhe Ndrecës: Ke më shumë halle mbi supe se Ilir Beqaj

Ndaje në Whatsapp
“Je bolshevike, s’të llogaris fare”, përplasje mes

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka vazhduar me tensione, ku diskutimet mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetit Plarent Ndreca shpërthyen në akuza dhe fyerje të ndërsjella.

Debatet po zhvillohen lidhur me dëshminë e Ilir Beqajt, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili prej disa orësh ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, në pritje të dakordësisë mes anëtarëve të Komisionit, për të dhënë dëshminë e tij.

Vokshi akuzoi Ndrecën se po përdor komisionin për të pastruar çështje personale, duke i thënë se “po mendon për hallet e tua, i ke më të mëdha se Ilir Beqaj.” Ajo vazhdoi duke thënë se “ke ato hallet e tua dhe kujton se po i zgjidh këtu. Nga kapelet, te administratorët, e deri tek tjetërimi i pronave, e më tej.”

Në përgjigje, Ndreca e quajti Vokshin “bolshevike” dhe e akuzoi për mungesë argumentash, duke thënë se “nuk të llogaris fare”. Ai shtoi se “njihesh vetëm me Sali Berishën dhe qytetarët i pështyn”.

Debati: 

Vokshi: Zoti Plarent Ndreca unë uroj që ti të fitosh ca pikë sot

Ndreca: Nuk më duhen pikët, më duhet e vërteta

Vokshi: Uroj të shpëtosh nga ca hallet e tua që nuk ti zgjidh ky komision!

Ndreca: Nuk të pres ty të bësh këto analiza, lëri këto intimidime se nuk të ecin.

Vokshi: Këto hallet personale që ke jo më pak se Ilir Beqaj, dhe ca të tjera që po të vijnë. Se po të ishte ti me integritet do thoje që nuk rri dot këtu.

Ndreca: Partia jote është hedhur në sulm. Ju doni që unë të mos flas. Ti nuk mbron dot veten tëndë jo mua. Je bërë qesharake

Vokshi: Ti ke ato hallet e tua dhe kujton se po i zgjidh këtu. Duke filluar nga kapelet, duke vazhduar edhe nga administratorët, te tjetërimi i pronave e duke vazhduar me të tjerat.

Ndreca: Kapet hajde se të kam thirrur në gjykatë, pse i shmangesh? Hajde në gjykatë se të kam ftuar.

Vokshi: Nuk ta zgjidh dot kapalen unë

Ndreca: Merresh me mua dhe jo me argumentin se je bolshevike. Ti je një formë Gestapo

Vokshi: Unë vij nga PD

Ndreca: Mund të vish nga PD, por ka bolshevikë sa të duash atje dhe një nga ata je ti.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme