Kronika 10 March 2026, 12:52 Nga VNA

Hakerimi i SPAK: Zambak Gjoni kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Hakerimi i SPAK: Zambak Gjoni kërkon lirinë në Gjykatën

Çështja e hakerimit të bujshëm të sistemeve kompjuterike të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka mbërritur në dyert e Gjykatës Kushtetuese. Ish-zyrtari i burgjeve, Zambak Gjoni, i arrestuar si pjesë e një "grupi të strukturuar kriminal", ka ankimuar vendimet e gjykatave më të ulëta që e mbajnë atë në qeli prej marsit të vitit të kaluar.

Sipas dhënave të fundit, Gjoni kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili nuk pranoi rekursin e tij kundër masës së sigurimit "arrest në burg". Padia në Kushtetuese, e cila ka si relator gjyqtarin Ilir Toska, pretendon se mbajtja e tij në izolim është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Zambak Gjoni u arrestua në mars të vitit 2025 së bashku me Arnold Rrokajn, nën akuzën se kanë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në postat elektronike të tre prokurorëve të SPAK: Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.

Sipas hetimeve të SPAK:
Arnold Rrokaj dyshohet se ka ekzekutuar teknikisht ndërhyrjen.
Zambak Gjoni akuzohet se ka marrë informacionet e vjedhura dhe i ka shpërndarë te persona të tretë, mes të cilëve edhe ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili.

Synimi i grupit dyshohej se ishte marrja e të dhënave mbi dosje sensitive hetimore.

Vetëm pak ditë më parë, më 6 mars 2026, Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi kalimin e dosjes për gjykim. Ndërsa Agim Ismaili do të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, Gjoni dhe Rrokaj mbeten në burg, duke pritur tashmë fjalën e fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e qëndrimit të tyre pas hekurave.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme