Kronika 9 March 2026, 15:05 Nga VNA

GJKKO urdhër SPAK: Vini në dispozicion dosjen Erion Veliajt. Mungoi Ajola Xoxa, avokati: Është shtatzënë, se lejon mjeku të vijë

Ndaje në Whatsapp

GJKKO urdhër SPAK: Vini në dispozicion dosjen Erion Veliajt. Mungoi

Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të shkojë në paraburgimin e Durrësit dhe t’i vërë në dispozicion kryebashkiakut Erion Veliaj 65 mijë faqet e dosjes hetimore  bashkë me faktet e provat që rëndojnë mbi supet e tij, e mbi të cilat SPAK ka ngritur 13 akuza penale ndaj zyrtarit të lartë.

Në seancën e parë të themelit, ku Veliaj nuk ishte i pranishëm trupa gjykuese e drejtuar nga Engjëllushe Tahiri urdhëroi SPAK t’i vërë në dispozicion të pandehurit aktet e dosjes me të cilat ai pretendon se nuk është njohur. Kërkesa për njohjen me materialet e dosjes u bë në seancë edhe nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku.

Gjatë seancës gjykata konstatoi se mungonin disa prej të pandehurve dhe avokatëve të tyre.

“Klientja ime është në është në pamundësi shëndetësore, pasi është është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë në proces. Po bëj gati aktin mjekësor për t’ia paraqitur gjykatës”, tha avokati Maksim Haxhiaj, duke justifikuar mungesën e të pandehurës Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt.

Në proces mungoi edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, edhe pse rezultoi se kishte marrë dijeni.

“Nuk ka dashur të paraqitet. Në fund të aktit ka shënim me dorë që ka marrë dijeni”, tha avokati i saj, Henrik Ligori.

Në kushte të tilla, GJKKO vendosi ta shtyjë procesin për në datën 24 mars.

Erion Veliaj akuzohet nga prokuroria e Posacme për një skemë komplekse pastrimi parash dhe korrupsioni.

Nga hetimet rezulton se ai ka favorizuar biznesmenë të ndryshëm nga të cilët ka përfituar rryshfet që ka kaluar në kompanitë apo OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme