Kronika 10 March 2026, 11:22 Nga VNA

Tritol makinës në Tiranë, ky është pronari i mjetit me precedent penal

Ndaje në Whatsapp

Tritol makinës në Tiranë, ky është pronari i mjetit me

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Noçka”, ku shpërtheu lënda plasëse e vendosur në një automjet të pronësi të shtetasit Olsion Klosi 36 vjeç.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që afrohet me biçikletë dhe vendos tritolin në automjet. Pak minuta, pasi largohet ndodh edhe shpërthimi.

Nga hetimet e para rezulton se dyshohet që ngjarja është një paralajmërim për Klosin, që jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Klosi rezulton të jetë me precedent penal dhe mendohet se ngjarja lidhet me aktivitetin e tij kriminal në Spanjë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme