Kronika 9 March 2026, 17:09 Nga VNA

Raporti i SPAK zbulon “rrjetën” e përgjimeve: 3004 telefona të interceptuar dhe pajisje të reja survejimi

Ndaje në Whatsapp

Raporti i SPAK zbulon “rrjetën” e përgjimeve: 3004

Raporti vjetor i Struktures së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025, i dorëzuar në Kuvend dhe i siguruar nga VNA, hedh dritë mbi një nga instrumentet më të fuqishme të hetimit që përdor SPAK: përgjimet dhe interceptimet elektronike.

Shifrat tregojnë një përdorim në rritje të kësaj metode hetimore, ndërsa paralelisht institucioni ka investuar miliona euro për modernizimin e teknologjisë së përgjimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të tij operacionale.

186 procedime penale me përgjime

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 metoda e përgjimit është përdorur në 186 procedime penale, duke shënuar një rritje prej 14.1% krahasuar me vitin 2024.

Në total janë interceptuar 3004 pajisje fundore, kryesisht numra telefonikë të personave nën hetim.

Për realizimin e këtyre operacioneve janë ekzekutuar 1738 vendime të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Këto vendime ndahen në:
• 373 vendime për lejimin e përgjimit
• 235 vendime për vleftësimin e përgjimit
• 1130 vendime për zgjatjen e përgjimit

Paralelisht, prokurorët e SPAK kanë lëshuar edhe 252 autorizime për lejimin e përgjimeve.

Një strukturë e dedikuar për përgjimet

Interceptimet kryhen përmes Bërthamës Komanduese Elektronike, një strukturë teknike e dedikuar që menaxhon procesin e përgjimeve dhe analizën e të dhënave të përfituara nga komunikimet elektronike.

Sipas raportit, pikërisht nga të dhënat e mbledhura gjatë këtyre interceptimeve është bërë e mundur që në disa raste të regjistrohen procedime penale të reja kryesisht, pra me iniciativën e vetë SPAK, kur gjatë përgjimeve janë zbuluar elementë të tjerë të mundshëm kriminalë jashtë objektit fillestar të hetimit.

BKH ngre seksionin e përgjimit parandalues

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me zgjerimin e rolit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas raportit, BKH ka ngritur tashmë Seksionin e Përgjimit Parandalues, një strukturë që synon të forcojë aftësitë e hetimit dhe të monitorimit të aktiviteteve kriminale.

Gjatë vitit 2026 parashikohet edhe rekrutimi i hetuesve të rinj për këtë seksion.

Investime mbi 5 milionë euro në teknologji përgjimi

Raporti evidenton edhe investime të konsiderueshme në teknologjinë e survejimit.

SPAK ka siguruar financim prej 5.1 milionë euro për dy projekte madhore:
• Prokurimi i pajisjes IMSI Catcher, me një vlerë rreth 1.8 milionë euro, e cila përdoret për identifikimin dhe interceptimin e komunikimeve të telefonisë mobile.
• Modernizimi i sistemit të përgjimit, me një vlerë rreth 3.3 milionë euro, që përfshin zgjerimin e kapaciteteve të ruajtjes së të dhënave dhe shtimin e modulit për interceptimin e të dhënave IP, duke lejuar monitorimin edhe të komunikimeve përmes internetit.

Kontrata sekrete për mirëmbajtjen e sistemit

Për funksionimin e këtij sistemi të ndjeshëm teknologjik, gjatë vitit 2025 është likuiduar edhe një kontratë mirëmbajtjeje me vlerë rreth 29.7 milionë lekë me TVSH.

Sipas raportit, kjo kontratë klasifikohet si kontratë sekrete, për shkak të natyrës së sistemit të përgjimit dhe teknologjisë së përdorur.

Një dimension i ri i hetimeve

Të dhënat e raportit tregojnë se interceptimet janë kthyer në një nga instrumentet kryesore të hetimit për SPAK, jo vetëm për të provuar veprat penale në proces, por edhe për të zbuluar krime të reja gjatë përgjimeve.

Në këtë mënyrë, përgjimet nuk shërbejnë vetëm për të dokumentuar një hetim ekzistues, por shpesh edhe për të hapur procedime të reja penale me iniciativën e vetë prokurorisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme