Kronika 9 March 2026, 15:31 Nga VNA

Pjesë e grupit të Inez Hajrullës/ GJKKO: Arrest me burg për oficerin e policisë dhe Pole Qorrin

Ndaje në Whatsapp

Pjesë e grupit të Inez Hajrullës/ GJKKO: Arrest me burg për

Gjykata e Posaçme iu komunikoi masën e arrestit me burg Rezart Kuçit, oficer policie dhe Flodian Plakut i njohur si Pole Qorri, të akuzuar si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, që urdhëroi vrasje dhe kryente trafik droge.

Në total u firmosën 8 urdhër-arreste për të dyshuarit si pjesë e grupit, por vetëm 2 prej tyre u arrestuan në Tiranë, ndërsa një në Zvicër, ish-oficeri Hamëz Demushi, ndërsa të tjerët, përfshirë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashaj janë në arrati.

SPAK nga hetimet zbardhi vrasjen e Gentian Qarrit, që u urdhërua nga Hajrulla dhe planin për të kryer vrasjen e Bledar Bircaj. Ndërsa u zbardhën disa episode të trafikut të kokainës.

Rezart Kuçi, oficer policie në detyrë, ishte dekoruar disa kohë më parë për arritje në detyrë, në një kohë që ishte pjesë e grupit kriminal dhe vepronte për llogari të Inez Hajrullës.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme