Kronika 10 March 2026, 12:03 Nga VNA

Nën hetim për disa vepra penale, biznesmeni Klodian Allajbeu paraqitet në SPAK me avokat

Ndaje në Whatsapp

Nën hetim për disa vepra penale, biznesmeni Klodian Allajbeu paraqitet

Biznesmeni Klodian Allajbeu u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në praninë e një avokati. Pronari i Spitalit Amerikan është nën hetim për disa vepra penale, që lidhet kryesisht me koncesionet në shendetësi.

Ai dyshohet nga SPAK se kontrollon përmes njerëzve të tij të besuar koncesionin e laboratorëve, ndërsa ka fituar dhe procedura tenderuese. Më herët, në kuadër të hetimeve BKH ka ushtruar kontroll në kompaninë e tij “Evita”, Spitalin Amerikan, por edhe në disa kompani të tjera që zotërohen nga njerëz të besuar të biznesmenit.

Ndërsa disa prej bashkëpunëtorëve  të tij u janë sekuestruar celularët. Fakti që Allajbeu është në shoqërinë e një avokati ngrihen dyshime se hetimet për të kanë avancuar ndjeshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme