Bota 3 Korrik 2025, 16:06 Nga VNA

KREMATORIUMI I HORRORIT NË MEKSIKË – ZBULOHEN MBI 300 TRUPA TË PA DJEGUR

Ndaje në Whatsapp
KREMATORIUMI I HORRORIT NË MEKSIKË – ZBULOHEN MBI 300 TRUPA

Një zbulim tronditës ka goditur opinionin publik në Meksikë, pas gjetjes së mbi 300 trupave të pajetë në ambientet e një krematoriumi në shtetin verior të Sonoras. Sipas raportimeve paraprake nga autoritetet vendase, dyshohet se pronarët e krematoriumit kanë mashtruar familjarët e viktimave, duke iu dorëzuar hi artificial ose të gjeneruar nga burime të tjera, ndërsa trupat nuk janë djegur fare dhe janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në ambientet e objektit.

Prokuroria e Përgjithshme e Meksikës ka nisur një hetim të thelluar penal, ndërkohë që është ngritur një skuadër e posaçme për të identifikuar viktimat dhe për të kuptuar nëse kemi të bëjmë vetëm me një rast mashtrimi të rëndë, apo me një skemë shumë më të errët, të lidhur me aktivitetin e bandave kriminale dhe karteleve të drogës.

Prokurori i Përgjithshëm i vendit, në një konferencë urgjente për shtyp, theksoi se “nuk përjashtohet mundësia që shumë prej këtyre trupave t’u përkasin personave të zhdukur prej më shumë se dy vjetësh, që dyshohet të jenë viktima të përplasjeve të dhunshme mes grupeve të organizuara kriminale”. Ai shtoi se autoritetet janë në kontakt të drejtpërdrejtë me familjet e personave të zhdukur, të cilët mund të kenë rënë viktimë e mashtrimeve të qëllimshme, ku në vend të trupit të njeriut të dashur, kanë marrë një urnë me hi false.

Hetimi në zhvillim

Trupat janë zbuluar pas një denoncimi anonim, i cili ka çuar policinë në inspektimin e krematoriumit. Pamjet filmike dhe kushtet brenda ambientit kanë qenë tronditëse, me trupa të ruajtur në mënyrë të papërshtatshme, në gjendje dekompozimi, ndërkohë që objekti nuk përmbushte as kushtet minimale higjieno-sanitare.

Disa punonjës të krematoriumit janë arrestuar dhe po merren në pyetje, ndërsa pronarët e tij, të cilët dyshohet se janë larguar nga vendi, janë shpallur në kërkim.

Sfondi i dhunës në veri të Meksikës

Veriu i Meksikës, dhe në veçanti shtete si Sonora dhe Sinaloa, është një nga zonat më të prekura nga dhuna e karteleve të drogës dhe përplasjet mes grupeve të armatosura që luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut drejt Shteteve të Bashkuara. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, mijëra persona janë shpallur të zhdukur dhe një pjesë e mirë e tyre dyshohet se janë vrarë, me trupat që rrallëherë gjenden ose identifikohen.

Kjo ngjarje e rëndë ka ringjallur ankthin dhe pasigurinë tek qytetarët, si dhe zemërimin publik ndaj institucioneve që nuk kanë mundur të parandalojnë një rast kaq flagrant të shkeljes së dinjitetit njerëzor.

Reagimet ndërkombëtare dhe kërkesa për drejtësi

Organizata të të drejtave të njeriut në Meksikë dhe jashtë saj kanë kërkuar një hetim të pavarur dhe transparent, si dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Në rrjetet sociale, ngjarja ka ngjallur valë reagimesh, me hashtag-un #KrematoriumiSonora që është bërë viral brenda pak orësh.

Ndërkohë, ADN-ja e trupave po krahasohet me mostrat e familjarëve të personave të zhdukur, për të mundësuar identifikimin dhe për të kuptuar përmasat e plota të kësaj tragjedie, e cila hedh dritë mbi plagët e mëdha të një shoqërie që vijon të përballet me dhunë të pamëshirshme dhe korrupsion të thellë.

Video

Gju më gju me popullin

Autoritetet kanë shpërndarë pamjet nga arrestimi i Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu, në Kolumbi. Shqiptari u kap në qytetin Pereira, ku fshihej prej disa javësh, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje, rrëmbim dhe torturë. Ai dyshohet për përfshirje në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2022 në Marbella, Spanjë. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Rama pritet të ekstradohet drejt Evropës për t’u përballur me drejtësinë.

Pamje nga postblloqet e policisë në kërkim të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme