Sociale 22 May 2026, 16:46 Nga VNA

“Jam dhunuar fizikisht”, Baki Goxhaj flet për keqtrajtimin që u bënë izraelitët: Na lanë në një anije burg me kontenjerë për 2 ditë me ujë e dromca buke

Ndaje në Whatsapp

fggfbb.jpg

Aktivisti Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga forcat izraelite gjatë rrugës drejt Gazës me ndihma humanitare, është kthyer në atdhe. Në një intervistë për mediat, ai rrëfen përjetimet e tij gjatë ndalimit dhe pretendon se aktivistët janë përballur me dhunë dhe trajtim çnjerëzor gjatë gjithë procesit.

“Në momentin e ndalesës vërejtëm një anije të madhe në horizont. Dy skafe të fuqishëm u afruan nga anija jonë. Ne nuk ndaluam por ata qëlluan me armë dhe ne u detyruam të ndalonim. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pastaj na morën, na lidhën, na shtrënguan duart. Mua më lidhën dhe sytë”, tha Goxhaj.

Sipas tij, aktivistët janë mbajtur për dy ditë në një anije që ai e përshkruan si “burg”, me kushte të vështira dhe me trajtim të vazhdueshëm të ashpër nga ushtarët izraelitë. “Kalvari i dhunës dhe poshtërimit ishte konstant… na lanë në një anije burg me kontejnerë për 2 ditë, me ujë dhe dromca buke”, u shpreh ai.

Goxhaj pretendon gjithashtu se dhuna ka vijuar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ndalimit, përfshirë goditje dhe dëmtime fizike ndaj disa pjesëmarrësve, si dhe trajtim poshtërues gjatë transportimit dhe procedurave.

Ai shton se pas ndalimit, aktivistët janë paraqitur në një seancë të shkurtër gjyqësore përpara se të deportoheshin drejt Turqisë, ndërsa thekson se gjatë ndërhyrjes diplomatike në terren, përfaqësues shqiptarë kanë qenë të pranishëm.

Goxhaj konfirmon se misioni i flotiljes kishte qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, kryesisht ushqime dhe medikamente, si dhe shpreh solidaritet me popullin palestinez. I pyetur nëse do të marrë sërish pjesë në misione të ngjashme, ai lë të hapur mundësinë, duke thënë se fokusi i tij mbetet te “përmirësimi përmes fjalës dhe veprimit”.
 
 
 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme