Sociale 20 May 2026, 16:41 Nga VNA

Pacolli reagon për situatën në aeroportin e Vlorës: Është ndërtuar me lekët e mia, shteti le ta marrë por cenohet ligjshmëria

Ndaje në Whatsapp

etrgrttg.jpeg

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit në aeroportin e Vlorës dhe ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.

Sipas Pacollit, një gazetar nga Shqipëria e ka kontaktuar atë në Astana, duke e pyetur se cili do të ishte hapi i tij i radhës pas zhvillimeve që lidhen me administrimin e aeroportit.

Në përgjigjen e tij, Pacolli ka deklaruar se pjesa e objekteve të ndara më herët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të përcaktuara për t’u përfunduar nga kompania MABCO janë tashmë të përfunduara. Ai thekson se, që nga muaji mars, në pritje të përmbushjes së detyrimeve nga pala tjetër kontraktore VIA, janë kryer punime përfundimtare, pastrime dhe sistemime përreth objektit.

Pacolli shprehet se aeroporti është ndërtuar me financa të tij personale, duke deklaruar se investimi kap vlerën mbi 310 milionë euro, përfshirë edhe garanci financiare. Sipas tij, vetëm punëkryesi ka përfituar mbi 35 milionë euro nga garancioni i kompanisë MABCO.

“Aeroportin le ta marrin. Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë, por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një shtet që pretendon të jetë shtet ligjor,” citohet të ketë thënë ai.

Në reagimin e tij, Pacolli është ndalur edhe te çështja e punëtorëve dhe nënkontraktorëve, duke theksuar se të gjitha detyrimet financiare ndaj tyre janë shlyer dhe se pagesat e mbetura do të kryhen deri në fund. Ai shton se për punëtorët dhe ekspertët e angazhuar do të kërkohet mundësi punësimi në projekte të tjera jashtë vendit.

Gjithashtu, ai ka ngritur shqetësime për, siç i cilëson ai, pasojat njerëzore të ndërhyrjes në kantier, duke përmendur dëmtim të dinjitetit të punëtorëve dhe mbetjen e pajisjeve, materialeve dhe sendeve personale në terren.

Sipas Pacollit, përtej aspektit financiar, çështja më e rëndë mbetet dëmi ndaj dinjitetit njerëzor dhe besimit te institucionet. Ai shton se, ndërsa çështjet pronësore dhe financiare mund të zgjidhen ligjërisht, dëmi ndaj imazhit dhe besimit të investitorëve është më i vështirë për t’u riparuar.

Në përfundim të deklaratës së tij, Pacolli thekson se do të vazhdojë të mbrojë interesat e punëtorëve dhe parimin që shteti duhet të jetë garant i ligjit dhe jo, siç shprehet ai, instrument presioni ndaj investitorëve dhe ndërtuesve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme