Sociale 19 May 2026, 20:43 Nga VNA

Pas muajsh ankthi, gjendet dhuruesi që mund të shpëtojë 4-vjeçarin me leuçemi të rrallë

Ndaje në Whatsapp
Pas muajsh ankthi, gjendet dhuruesi që mund të shpëtojë

Një valë e jashtëzakonshme solidariteti ka sjellë shpresë për Elion, djalin 4-vjeçar francez që vuan nga një formë e rrallë leuçemie. Pas muajsh apelesh në rrjetet sociale, familja ka njoftuar se është gjetur një dhurues i përshtatshëm i palcës kockore.

“Është një lehtësim i jashtëzakonshëm. Nëse sot Elio ka këtë mundësi, është falë solidaritetit anonim dhe magjisë së dhurimit”, thanë prindërit e tij, Thomas dhe Juliette.

Historia e Elios preku mijëra njerëz në Francë dhe më gjerë. Një ditë ai ishte në shkollë, të nesërmen në terapi intensive. Prindërit zbuluan se i vetmi shans për ta shpëtuar ishte transplanti i palcës, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi kompatibël.

Apeli i tyre u shpërnda masivisht në rrjete sociale dhe solli një rritje të jashtëzakonshme të regjistrimeve si dhurues. Vetëm në javët e fundit, rreth 70 mijë persona u regjistruan për të dhuruar palcë kockore.

Edhe pse tashmë është gjetur një dhurues për Elion, familja u ka bërë thirrje njerëzve të vazhdojnë të regjistrohen, pasi “ka ende shumë familje që presin telefonatën që mund t’u shpëtojë jetën”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme