Sociale 20 May 2026, 16:31 Nga VNA

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri, ndërsa universitetet regjistrojnë rritje të diplomimeve

Ndaje në Whatsapp

fdbbgf.jpeg

Numri i të diplomuarve në Shqipëri ka pësuar një tjetër tkurrje në arsimin parauniversitar gjatë vitit shkollor 2024-2025, ndërsa universitetet kanë regjistruar një rritje të lehtë të studentëve që përfundojnë studimet. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në total janë diplomuar 82.640 nxënës dhe studentë në të gjitha nivelet e arsimit, ku 35% i përkasin arsimit të lartë.

Sipas statistikave, në arsimin parauniversitar janë diplomuar 53.701 nxënës, me një rënie prej 1.5% krahasuar me një vit më parë. Tkurrja është reflektuar sidomos në arsimin e mesëm të lartë, ku numri i maturantëve të diplomuar ra me 3%, në 25.925 nxënës. Ndërkohë, në arsimin 9-vjeçar janë diplomuar 27.682 nxënës, pothuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një dominim të institucioneve publike në diplomime. Rreth 89.3% e nxënësve të arsimit bazë dhe 83.9% e maturantëve janë diplomuar në shkolla publike. Në arsimin profesional, vetëm 12.3% e të diplomuarve të arsimit të mesëm i përkasin këtij profili, ndërsa vajzat mbeten dukshëm më pak të përfaqësuara, me vetëm 15.7% të totalit të diplomimeve profesionale.

Ndryshe nga ciklet parauniversitare, universitetet kanë regjistruar rritje. Gjatë vitit akademik 2024-2025 u diplomuan 28.939 studentë, ose 2.6% më shumë se një vit më parë. Mbi gjysma e tyre, 50.6%, kanë përfunduar programet Bachelor, ndërsa 43.4% programet Master. Femrat vijojnë të dominojnë arsimin e lartë, duke përbërë 65.3% të të diplomuarve. Po ashtu, dy të tretat e studentëve janë diplomuar në universitete publike.

Fushat më të preferuara të studimit mbeten “Biznes, administrim dhe ligj”, ku diplomohen 23.3% e studentëve, e ndjekur nga “Shëndet dhe mirëqenie” me 22.4% dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 14%. Ndërkohë, teknologjia e informacionit dhe komunikimit vijon të mbetet në nivele më të ulëta krahasuar me kërkesën e tregut të punës, duke zënë vetëm 6% të diplomimeve.

Shifrat konfirmojnë vijimin e tendencës së rënies së bazës së nxënësve në arsimin parauniversitar, fenomen i lidhur me emigracionin, uljen e lindjeve dhe tkurrjen demografike, ndërsa universitetet po ruajnë një ritëm më pozitiv diplomimesh, të mbështetur edhe nga zgjerimi i programeve të studimit dhe kërkesa më e lartë për arsim të lartë. /ekofin.al

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme