Sociale 18 May 2026, 17:17 Nga VNA

Ministria e Jashtme reagon pas raportimeve të VNA për aktivistin shqiptar në flotiljen “Sumud” drejt Gazës

Ndaje në Whatsapp

Ministria e Jashtme reagon pas raportimeve të VNA për aktivistin

Prej ditësh VNA ka ndjekur nga afër ecurinë e flotiljes “Sumud” drejt Gazës, ku ndodhet edhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, bashkë me dhjetëra aktivistë paqësorë nga vende të ndryshme të botës.

Në orët e fundit, VNA raportoi se anija ku ndodhej Goxhaj është sulmuar nga ushtria izraelite ndërsa lundronte ende në ujërat ndërkombëtare. Deri tani nuk ka informacion të qartë për fatin e aktivistit shqiptar dhe personave të tjerë në bord.

Pas shqetësimit të ngritur publikisht, ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila konfirmon se është vënë në dijeni për rastin dhe se ka nisur komunikimet diplomatike me autoritetet izraelite.

Sipas reagimit zyrtar, Ministria thotë se “përmes kanaleve diplomatike” është vënë “prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor”.

Më tej, Ministria bën të ditur se po e ndjek çështjen “me prioritet të plotë” dhe se mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e Baki Goxhajt, ndërsa premton informim të mëtejshëm për procedurat që pritet të ndërmerren.

Rasti ka ngritur shqetësim të madh, pasi deri tani nuk ka ende informacion publik mbi gjendjen e personave që ndodheshin në flotiljen “Sumud” pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme