Sociale 19 May 2026, 17:16 Nga VNA

Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025, sterilizimi dhe hemodializa morën pjesën më të madhe

Ndaje në Whatsapp

fefefdr.jpeg

Koncesionet në shëndetësi vijojnë të mbeten një nga zërat më të kushtueshëm për buxhetin e shtetit dhe në veçanti për Fondin e Kujdesit Shëndetësor, që pagoi një faturë totale prej rreth 4.72 miliardë lekësh, ose 49.2 milionë euro për vitin 2025 për tre kontratat kryesore koncesionare në sistemin spitalor: hemodializën, sterilizimin dhe laboratorët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për shërbimet e hemodializës dhe sterilizimit janë kryer pagesa në vlerën 2.83 miliardë lekë, nga 2.86 miliardë lekë të planifikuara, ose rreth 99% e planit vjetor. Në këtë shumë përfshihen edhe detyrime të mbartura nga viti i mëparshëm. Vetëm 28 milionë lekë “janë kursyer”, referuar planit të pagesave për këto dy koncesione.

Financimi i kontratës së hemodializës realizohet nga pesë drejtori rajonale shëndetësore, ndërsa kontrata e sterilizimit financohet nga 12 drejtori, përfshirë 11 drejtori rajonale dhe Drejtorinë e Shërbimeve Spitalore Universitare.

Ndërkohë, për kontratën PPP të laboratorëve, e cila financohet drejtpërdrejt nga vetë spitalet publike, janë paguar 1.89 miliardë lekë nga 1.9 miliardë lekë të planifikuara. Edhe në këtë rast realizimi rezulton pothuajse i plotë ndaj planit buxhetor.

Në total, tre koncesionet kryesore në sektorin e shëndetësisë konsumuan afro 4.72 miliardë lekë gjatë vitit, duke konfirmuar peshën e konsiderueshme që partneritetet publik-private vijojnë të kenë në financat publike të sektorit shëndetësor.

Kontratat PPP në shëndetësi kanë qenë ndër më të debatuarat ndër vite, për shkak të kostove të larta shumëvjeçare për buxhetin dhe diskutimeve mbi eficiencën e tyre në raport me shërbimet e ofruara. Megjithatë, pagesat për këto kontrata vijojnë të zënë një peshë të rëndësishme në financimin e sistemit spitalor publik. /ekofin.al

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme