Sociale 22 May 2026, 15:27 Nga VNA

Kriza në Lindjen e Mesme, importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

Ndaje në Whatsapp

111.jpg

Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegëse në Shqipëri rezultuan 35% më të shtrenjta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rritje e fortë erdhi si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, që ka krijuar pasiguri të mëdha në korridoret kryesore të transportit detar të naftës, si ngushtica e Hormuzit.

Një kilogram nga grupi “ lëndë djegëse”, i cili dominohet nga nafta dhe benzina u importua me çmim 101,9 lekë për kilogram në prill 2026  ose 35 për qind më shumë se prilli 2025 ku një kilogram u importua me 75.3 lekë (çmimet u kalkuluan duke pjesëtuar vlerën totale të importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale” me sasinë përkatëse në kilogram).

Duke analizuar çmimet për kilogram të importit të lëndëve djegëse që nga fillimi i vitit, në janar 2026, ky tregues ishte 55.2 lekë për kilogram, dukshëm më poshtë se niveli prej 84.2 lekësh i janarit 2025. Edhe muaji shkurt dëshmoi një situatë të përmbajtur me 69.4 lekë për kilogram, krahasuar me pikun prej 96.8 lekësh që ky grup produktesh kishte prekur në shkurtin e vitit 2025.

Përfshirja e Iranit në konflikt ushtarak me 28 shkurt 2026 ka krijuar një panik të menjëhershëm në bursa, duke detyruar kompanitë e sigurimeve detare të rrisin në nivele ekstreme primet e rrezikut për anijet që lundrojnë në këtë rajon.

Ky shtrenjtim i siguracioneve, i kombinuar me vendimin e shumë kompanive të transportit për të shmangur rrugët e rrezikuara duke zgjedhur trajektore më të gjata rreth Afrikës, ka sjellë një rritje të menjëhershme të kostove të transportit detar. Edhe pse sasia fizike e naftës mund të jetë e disponueshme, kostoja për ta sjellë atë deri në portet tona është rritur.

Efektet e këtij shoku në çmimet e importit pritet të ndihen gjerësisht dhe me një efekt domino në të gjithë ekonominë e vendit tonë. Nafta dhe nënproduktet e saj përbëjnë lëndën parësore energjetike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, që do të thotë se çdo rritje e kostos së tyre transferohet pothuajse menjëherë te kompanitë e logjistikës dhe shpërndarjes. Ky shtrenjtim i transportit rrit automatikisht koston e çdo produkti tjetër të importuar ose të prodhuar në vend, që nga produktet bazë ushqimore e deri te materialet e ndërtimit, duke u bere shkak për një valë të re inflacioniste.

Përtej transportit, sektori industrial dhe ai i prodhimit vendas, i cili mbështetet te lëndët djegëse minerale, do të përballet me rritje të kostove të prodhimit. Në skenarin më të mundshëm kostot transferohen te qytetarët, duke bërë që fuqia blerëse e familjeve shqiptare do të pësojë një rënie dhe konsumi te tkurret./Monitor.al/

222.jpg

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme