Sociale 22 May 2026, 09:43 Nga VNA

Pas prangave dhe heshtjes, shteti shqiptar zbulon “përkushtimin institucional” për Baki Goxhajn

Ndaje në Whatsapp
Pas prangave dhe heshtjes, shteti shqiptar zbulon “përkushtimin

Pas ditësh heshtjeje, ankthi dhe videosh nga ndalimi i flotiljes “Global Sumud”, Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot me krenari se Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe dhe se institucionet shqiptare “kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen”.

Në fakt, shqiptarët e mësuan për fatin e aktivistit fillimisht nga videot e publikuara në rrjet, nga bashkëudhëtarët e tij dhe nga mediat e huaja, ndërsa reagimi institucional erdhi pasi anija ishte ndaluar, aktivistët ishin shfaqur të prangosur dhe skandali kishte marrë jehonë ndërkombëtare.

Por tani, sipas ministrit, gjithçka rezulton një histori suksesi diplomatik dhe “dëshmi e përkushtimit të Shërbimit të Jashtëm shqiptar”.

Njësoj si gjithmonë: shteti mungon kur ndodh kriza dhe shfaqet në fund për konferencën e meritave.

Megjithatë, lajmi më i rëndësishëm mbetet se Baki Goxhaj po kthehet shëndoshë e mirë në Shqipëri.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme