Sociale 22 May 2026, 07:34 Nga VNA

Çmimet rriten edhe përtej naftës, pjesa më e qëndrueshme e inflacionit “kërceu” në prill

Ndaje në Whatsapp
Çmimet rriten edhe përtej naftës, pjesa më e

Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të ndjeshme në muajin prill.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe inflacioni që përjashton ushqimet dhe mallrat energjetike u rritën njëkohësisht, duke treguar se presionet për rritjen e çmimeve ngelen të larta, edhe përtej efektit afatshkurtër të shtrenjtimit të naftës.

Shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se inflacioni vjetor bazë u rrit në 2.92%, nga 2.72% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur shënonte nivelin 2.5.3%.

Inflacioni bazë qëndroi edhe këtë muaj sipër nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për prillin, sipas shifrave të INSTAT, arriti në 2.8%.

Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, vlerat relativisht të larta të inflacionit bazë në pjesën e parë të këtij viti kanë ardhur kryesisht nga inflacioni i nëngrupit të qirave, me kontribute pozitive, ndonëse në ngadalësim, nga disa kategori shërbimesh, kryesisht të lidhura me aktivitetin e turizmit.

Presionet e brendshme inflacioniste mbeten kontribuuesi kryesor në inflacion. Gjithnjë sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë dhe ai i brendshëm ruajtën kontributet kryesore në formimin e inflacionit total gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, me përkatësisht 2.05 dhe 3.15 pikë përqindje, dhe mbeten relativisht të qëndrueshme, për sa i takon peshës së tyre në inflacion.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto u rrit në përmasa të ngjashme.

Për prillin, ky tregues zbriti në nivelin në 3.61%, nga 3.37% që kishte qenë në mars dhe gjithashtu në rritje nga niveli prej 2.19% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në prill 2026 zbriti në nivelin 3.51%, nga 3.28% që kishte qenë në mars dhe 2.12% që kishte qenë një vit më parë./Monitor

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme