Bota 20 May 2026, 13:21 Nga VNA

IRS heq dorë nga auditimet ndaj Trump dhe familjes së tij, shpërthejnë kritikat në SHBA

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-20 at 1.19.57 PM.jpeg

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka vendosur të mos ndjekë më auditimet dhe hetimet tatimore në proces ndaj presidentit amerikan Donald Trump, familjes së tij dhe bizneseve të lidhura me ta, sipas një dokumenti të publikuar nga “The New York Times”.

Sipas raportimit, dokumenti njëfaqësh i firmosur nga zëvendësprokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, përcakton se qeveria amerikane do të jetë “përgjithmonë e ndaluar” të ndjekë apo të procedojë pretendimet tatimore në proces ndaj Trump, familjarëve dhe kompanive të tij.

Masa është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë mes administratës Trump dhe autoriteteve amerikane, e cila përfshin edhe krijimin e një fondi kompensimi prej 1.8 miliardë dollarësh për persona që Trump pretendon se janë dëmtuar nga hetime apo procedime federale.

Sipas “New York Times”, dispozita që lidhet me auditimet tatimore u publikua pa bujë në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga ekspertë të ligjit fiskal në SHBA, të cilët kanë ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e saj.

Eksperti i Qendrës për Ligjin Tatimor në Universitetin e Nju Jorkut, Brandon DeBot, deklaroi se marrëveshja mund të përbëjë “një abuzim tronditës me sistemin tatimor dhe ligjor”.

Ligji federal amerikan ndalon presidentin dhe zyrtarët e lartë të ndërhyjnë për të nisur apo ndalur auditime specifike tatimore, megjithëse sipas raportimit ekziston një përjashtim i mundshëm për Prokurorin e Përgjithshëm.

“The New York Times” kujton se në vitin 2024 raportoi se Trump mund të përballej me më shumë se 100 milionë dollarë detyrime financiare nëse humbiste një auditim të IRS-së.

Ndërkohë, disa republikanë kanë shprehur rezerva për marrëveshjen. Lideri republikan në Senat, John Thune, deklaroi se “nuk ishte një fans” i fondit të kompensimit dhe se nuk shihte “qëllimin” e tij.

Në janar, Trump, dy djemtë e tij dhe biznesi familjar paditën IRS-në për të paktën 10 miliardë dollarë pas publikimit të deklaratave të tyre tatimore gjatë mandatit të parë presidencial. Familja Trump pretendoi se autoritetet tatimore nuk kishin bërë mjaftueshëm për të parandaluar rrjedhjen e informacionit fiskal drejt mediave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme