Bota 20 May 2026, 09:50 Nga VNA

Nobelistja Olga Tokarczuk pranon përdorimin e AI në letërsi: “I them makinës, zemër, si mund ta zhvillojmë bukur këtë?”

Ndaje në Whatsapp
Nobelistja Olga Tokarczuk pranon përdorimin e AI në letërsi:

 

Olga Tokarczuk ka pranuar publikisht se përdor inteligjencën artificiale gjatë procesit të saj krijues, duke ndezur një debat të ri mbi rolin e AI në letërsi.

Në një intervistë të fundit në polonisht, fituesja e Çmimit Nobel tregoi se gjatë shkrimit të romanit të saj më të fundit pyeti një model të avancuar AI se çfarë këngësh mund të dëgjonin personazhet e saj në një vallëzim disa dekada më parë.

“AI më dha disa tituj”, tha Tokarczuk.

Shkrimtarja shtoi se shpesh i drejtohet inteligjencës artificiale me tone pothuajse intime:

“Shpesh i them makinës: ‘Zemër, si mund ta zhvillojmë bukur këtë?’”

Edhe pse pranoi se AI mund të prodhojë “halucinacione” dhe gabime faktike, sidomos në ekonomi apo të dhëna teknike, Tokarczuk tha se në letërsinë artistike kjo teknologji përbën “një avantazh me përmasa të pabesueshme”.

Sipas saj, shkrimtarët mund të jenë ndër profesionet që do të përshtaten më shpejt me inteligjencën artificiale, sepse mendja letrare funksionon ndryshe nga ajo akademike.

“Kokat dhe mendjet tona letrare funksionojnë përmes lidhjeve shumë të gjera asociative të fakteve”, u shpreh ajo.

Tokarczuk zbuloi gjithashtu se ka blerë versionin më të avancuar të një modeli gjuhësor dhe se është “thellësisht e tronditur” nga mënyra se si AI zgjeron horizontin dhe mendimin e saj krijues.

Në intervistë, autorja la të kuptohet se projekti aktual mund të jetë libri i saj i fundit, pasi beson se lexuesit modernë nuk janë më të interesuar për letërsi komplekse.

Ajo tha se ndjen nostalgji për mënyrat e vjetra të krijimit, por duket se e ka pranuar se ato mund të jenë zhdukur përgjithmonë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme