Bota 19 May 2026, 08:22 Nga VNA

Farage nën dyshime për vilën 1.4 milionë paund: dokumentet hedhin hije mbi pretendimin se e bleu me pagesën nga reality show

Ndaje në Whatsapp
Farage nën dyshime për vilën 1.4 milionë paund: dokumentet

Lideri i Reform UK, Nigel Farage, po përballet me pikëpyetje të reja lidhur me pretendimin se bleu shtëpinë e tij 1.4 milionë paund në Surrey me paratë e fituara nga pjesëmarrja në reality show-n “I’m a Celebrity… Get Me Out of Here!”, dhe jo me fondet e marra nga miliarderi i kriptomonedhave Christopher Harborne.

Sipas një analize të publikuar nga Financial Times, llogaritë e kompanisë personale mediatike të Farage, “Thorn in the Side Ltd”, sugjerojnë se në periudhën kur u ble prona nuk është tërhequr ndonjë shumë që do të justifikonte blerjen.

Çështja po shton dyshimet mbi transparencën financiare të Farage, i cili aktualisht po hetohet edhe nga komisioneri parlamentar i standardeve për mosdeklarimin e një dhurate prej 5 milionë paundësh nga Harborne.

Farage ka pretenduar se fondet e miliarderit, i cili jeton prej dy dekadash në Tajlandë, ishin dhënë për të mbuluar kostot e sigurisë së tij personale. Por vila në Surrey u ble më 10 maj 2024, vetëm pak javë pasi ai kishte marrë fondet.

Zëdhënësi i Farage kishte deklaruar më herët për BBC se prona ishte paguar me tarifën prej 1.5 milionë paundësh që politikani kishte marrë nga reality show në fund të vitit 2023.

Megjithatë, dokumentet financiare tregojnë se gjendja cash e kompanisë “Thorn in the Side Ltd” u rrit nga 300 mijë paund në 1.7 milionë paund mes majit 2023 dhe majit 2024, ndërsa nuk rezulton të jetë paguar dividend gjatë kësaj periudhe.

Shtëpia është blerë në emër të vetë Farage dhe nuk rezulton të ketë hipotekë mbi pronën.

Zëdhënësi i Reform UK këmbënguli se vila nuk ishte blerë me fondet e Harborne dhe argumentoi se kontrollet kundër pastrimit të parave për blerjen e pronës ishin kryer përpara se të bëhej pagesa nga miliarderi.

Megjithatë, ai shmangu përgjigjen nëse Farage vazhdon t’i qëndrojë deklaratës se shtëpia ishte blerë me paratë e reality show-t.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme